20 ditë nga Lojërat Olimpike Dimërore,konfirmohet rasti i parë me “Omicron” në Pekin

0

Kryeqyteti i Kinës ka regjistruar rastin e parë me variantin e COVID-it “Omicron”. Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i autoritetit të kontrollit të sëmundjeve në Pekin. Testet laboratorike konfirmuan “variant specifik të mutacionit Omicron”.

Ky lajm vjen 20 ditë përpara hapjes së ceremonisë së Lojërave Olimpike Dimërore.

Rasti i parë me “Omicron” në Kinë u regjistrua në qytetin e Tianxhinit në veri të vendit në 9 dhjetor. Një shtetas kinez që po udhëtonte nga deti nuk shfaqi simptoma, por pas testeve, ai rezultoi se ishte infektuar me “Omicron”.

Burimi: “The Guardian”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu