Parkimet e gabuara në rrugë janë një shkelje shumë e zakonshme mes përdoruesve të rrugës por për të kuptuar përmasat mjaft të përmendim gjobat e vendosura nga policia rrugore dhe ajo bashkiake në kryeqytet.
Rreth 20 mijë qytetarë janë ndëshkuar për këtë shkelje në kryeqytet vetëm gjatë një jave.
Për të lehtësuar trafikun e krijuar artificialisht nga parkimet e gabuara ministria e brendshme hartoi një plan masash që parashikonte dhe përdorimin e karoatrecit dhe bllokueseve të gomave për mjetet që parkonin pranë vijave të bardha, stacioneve të autobusit apo në afërsi të kryqëzimeve.
Javën e ardhshme nis viti i ri akademik ku studentët do të kthehen në auditore gjë që do të ndikojë edhe në qarkullimin rrugor.Studentët që janë përdorues mjeti u bëhet apel të zbatojnë sinjalistikën vertikale dhe horizontale.