Mbi 20 persona janë shoqëruar në polici lidhur me atetatin e mbrëmshëm ku humbi jetën 48-vjecari Arben Mërkuri. Mësohet se 7-8 prej të shoqëruarve ishin dëshmitar në vendin e ngjarjes, ndërsa pjesa tjeter persona të njohur me viktimën, të cilët janë pyetur lidhur me konfliktet që mund të ketë pasur 48-vjeçari.
Të pyetur nga policia dëshmitaret okularë kanë thënë se ngajrja ka ndodhur shumë shpejt dhe se nuk kanë arritur të identifikojnë njëri, ndërsa njëzëri kanë deklaruar se mjeti që është përdorur ishte tip fuoristradë.
Ndërkohë sipas burimeve mësohet se vijon shoqërimi i personave të tjerë me të cilët viktima ka pasur konflikte të mëparshme. 48-vjeçari ihte person me precedentë te theksuar kriminal e për këtë shkak hetuesit i kanë shtrirë hetimet në disa pista, ku përplasja mes grupeve në qytetin e Durrësit është një nga pistat kryesore që janë përqendruar hetimet.
Merkuri ishte mik i afert i Land Muharremit, ndaj të cilit u bë atentat në nëntor të 2019, ku ishte i shoqëruar nga prokurori Arjan Ndoja. Gjithashtu një pistë tjetër ku po hetohet ështe edhe larja e hesapeve pasi viktima ishte personazh i njohur për autoritetet.
Ai ishte i skeduar nga policia pasi dyshohet se kishte marrë pjesë në disa ngjarje kriminale të ndodhura në zonën e Sukthit dhe Gjirit të Lalzit dhe në dy ngjarje kriminale të ndodhura në kryeqytët.





