20-vjet nga sulmi terrorist/ Ja çfarë thotë Amasadorja Juri Kim

0

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka kujtuar 11 shtator tragjik. Më anë të një postimi në rrjetet sociale Kim shkruan se nuk do ta harrojnë kurrë ata që humbën jetën në atë ditë.

Ndër të tjera Kim shkruan se SHBA do të kujtojë gjithmonë miqtë dhe aleatët, si Shqipëria, që u  kanë qëndruar pranë atë kohë.

“Ne nuk do të #harrojmë kurrë ata që humbën jetën në 11 shtator 2001, dhe ata patriotë që kanë dhënë jetën në mbrojtje të vendit tonë që nga ajo kohë. Ne do të kujtojmë gjithmonë miqtë dhe aleatët – si Shqipëria – që kanë qëndruar me ne gjatë gjithë kohës. #NATO #KrahPerKrah #Dita e Atdhetarit” shkruan Kim në postimin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu