U paralajmërua prej dy javësh, autoritetet dorëzohen, zjarri hyn në Llogara

0

Mëngjesin e sotëm zjarri ka hyrë në Parkun e Llogarasë në Vlorë. Burimet bëjnë me dije së është djegur zona e njohur si Gropat e Pirit dhe se flakët po vazhdojnë të përpijnë terrenin duke u përhapur me shpejtësi të lartë.

Autoritetet prej disa ditësh thonë se situata është nën kontroll, por zjarri vazhdon të marr para pyllin. Aktualisht ushtarët janë tërhequr, mungon gjithashtu ndërhyrja nga ajri për të shuar zjarrin.

Kujtojmë se është java e dytë që vendi jonë është përfshirë nga zjarret masive më së shumti në Jug dhe mundësia që Parku i Llogarasë të rrezikohej u paralajmërua që në ditët e para dhe megjithatë nuk u mor asnjë masë parandaluese.

Në pamjet e siguruara nga Fax News duket se tymi dhe flakët kanë përfshirë të gjithë zonën dhe terreni e bën të vështirë ndërhyrjen. Qyeti i Vlorës vijon të ketë shume probleme me zjarrin edhe në shumë fshatra të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu