2022 nis me spektakël në Premier League! Manchester City ‘përmbys’ Arsenalin

0

Viti 2022 nisi me spektakël në Premier League. Manchester City përmbysi 2-1 Arsenalin në “Emirates”, dy pjesë totalisht të ndryshme për të besuarit e Guardiolas, që shkojnë në 11 fitore radhazi dhe marshojnë në krye.

Goli i parë i vitit 2022 në Premier League u shënua nga Bukayo Saka! Talenti i “Gunners” realizoi një gol të bukur: Odegaard hap në të majtë, aty ku ndodhet Tierney, që sheh pozicionin qendror të Lacazette dhe shërben
me top të ulët francezin.

Por, pas krahëve të tij është talenti anglez që shfaqet dhe fiton edhe kohën e shokut të ekipit dhe shënon.

Por në pjesën e dytë kanë mjaftuar 6 minuta që Arsenalit t’i përmbyset çdo gjë.

Fillimisht është Granit Xhaka ai që pengon në zonë Bernardo Silva. Arbitri nuk akordon penallti por protestat e vazhdueshme të ekipit të Guardiola-s dhe thirrja e VAR ndryshon gjithçka: penallti dhe i verdhë për mesfushorin shqiptar.

Mahrez nuk gabon nga 11 metrat. Më pas, Laporte bën një gabim të pafalshëm dhe për pak sa nuk shënon autogol, por Ake spastron mbi vijën e mesit të portës. Martinelli gabon disa metra larg duke mos shënuar dot.

Nis menjëherë aksioni i City-t dhe Gabriel pengon me duar në fytyrë Jesus. Për arbitrin asnjë dyshim dhe karton i kuq gati në mesfushë mes vërshëllimave të publikut. Për të ardhur në minutat shtesë, kur City përmbys në 1-2 me Rodri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu