‘Ka pirë alkool’/ Të rinjtë: Shoku po na vdes, ambulanca ishte e mbyllur

0

Festimet e mbrëmjes së Vitit të Ri nuk ishin dhe aq të mira për disa persona. Duke ditur se data 31 dhjetor nuk do të kishte asnjë kufizim në orar, të rinjtë e jo vetëm qëndruan deri në orët e vona të mbrëmjes duke festuar. Disa tejkaluan dozën e alkoolit. Një video e bërë publike në ‘JOQ’ tregon disa të rinj që iu janë drejtuar ambulancës në Vorë pasi miku i tyre ishte bërë keq nga sasia e alkoolit të konsumuar. Ata tregojnë se ambulanca ishte mbyllur e se shoku i tyre ishte në gjendje të rëndë për jetën. Nuk dihet se si është gjendja aktuale e të riut i cili konsumoi më shumë seç duhet gjatë mbrëmjes së djeshme.

“Prsh joq, shkuam te ambulanca ne Vore, ishte mbyllur, rreth ores 2. Shoku jone tu vdek se kishte pire alkool. Flm nese e postoni”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu