21 vjeçari shqiptar u përplas me motor, ndërron jetë pas një jave në spital (EMRI)

0

Erik Fetahu, 21-vjeçari që përplasi motorin e tij me një furgon më 26 gusht, ndërroi jetë pas gati një jave në spital. Mjekët ishin përpjekur ta shpëtonin duke i prerë një këmbë të lënduar rëndë, por as kjo ndërhyrje nuk e mbajti në jetë.

Aksidenti ndodhi në San Rocco, në zonën e Lodit. I riu me motoçikletën e tij u përplas kokë më kokë me një furgon në kthesë.

Banues në Lodi, Fetahu ishte me origjinë shqiptare. I pasionuar pas motorëve, ai punonte në Abb dhe kishte qenë kandidat në zgjedhjet bashkiake, në mbështetje të kryebashkiakut aktual Andrea Furegato.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu