22 viktima nga covid dhe rreth 1900 të infektuar në 24 orë. Bilanc tragjik në Kosovë

0

Situata me pandeminë e covid19 në Kosovë vijon të jetë alararmante, ndërsa raportohet për 22 viktima në 24 orët e fundit.

Sipas raportit ditor të ministrisë së shëndetësisë, në 24 orët e kaluara u regjistruan edhe 1,894 raste të të infektuarve.

Mbi 27 mijë raste aktive

Në raport po ashtu bëhet e ditur se në 24-orëshin paraprak, 1,354 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Sot janë shëruar 1.354 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117 011.

Bëhet e ditur se në total numri i rasteve aktive është 27.404.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu