Shifra alarmante nga covid-i gjatë 24 orëve të fundit. 3 të vdekur dhe rreth 1 mijë të infektuar

0

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5724 testime, 982 raste të reja, 3 humbje jete dhe 475 të shëruar në 24 orët e fundit

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5724 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 982 qytetarë, në këto bashki: 275 raste në Tiranë, 102 raste në Shkodër, 73 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 51 raste në Vlorë, 38 raste në Lushnje, Elbasan, 33 raste në Lezhë, 29 raste në Kavajë, 27 raste në Kurbin, 26 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Berat, 19 raste në Malësi e Madhe, Sarandë, 15 raste në Kamëz, 12 raste në Kukës, 10 raste Vau i Dejës, 8 raste Rrogozhinë, Mat, Gramsh, 7 raste në Divjakë, Konispol, 6 raste Pogradec, Dimal, 5 raste në Mallakastër, Kuçovë, 4 raste në Has, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Peqin, 3 raste në Fushë-Arrëz, Shijak, Patos, Tepelenë, Belsh, 2 raste në Vorë, Përmet, Memaliaj, Korçë, Devoll, Poliçan, Skrapar, 1 rast në Pukë, Tropojë, Klos, Selenicë, Finiq, Këlcyrë, Dropull, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.

Aktualisht janë 10,592 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 100 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

3 të vdekur

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetarë: Një qytetare 64 vjeç nga Elbasani, një qytetare 70 vjeç nga Fier dhe një qytetar 75 vjeç nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 475 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134,276 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 982 Të shëruar në 24 orë 475 Të shtruar në spitale 100 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 5724

Testime totale 1,053,104 Raste pozitive 147,369 Raste të shëruara 134,276 Raste Aktive 10,592 Humbje jete 2,501

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,860 Shkodër 1,846 Vlorë 924 Durrës 836 Fier 745 Lezhë 589 Elbasan 527 Berat 375 Gjirokastër 302 Korçë 244 Dibër 178 Kukës 166

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu