22 vjeçari nga Kukësi vritet me thikë në mes të Londrës, një orë pas ndërrimit të viteve (Emri+Foto)

0

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e Vitit të Ri në Angli. Policia britanike bën me dije se Fatjon Oruçi u gjet i vdekur në rrugë në qyetezën e Rotherham ditën e Vitit të Ri. Mësohet se Fatjon Oruci, nga Londra u gjet i vdekur në orën 1:20 të mëngjesit të së shtunës, më 1 janar, në Doncaster Road pas një sherri që ishte përfshirë. Ai kishte marrë plagë të shumta në trup pas një sherri të madh ku ishte therur me thika. Policia e South Yorkshire tha se familja e Fatjonit është informuar dhe aktualisht po merr mbështetje.

Policia arrestoi dy persona në Londër pasditen e 1 janarit – një grua, 20 vjeç dhe një burrë, 26 vjeç. Ata janë liruar më pas nën hetim ndërsa hetimet janë në vazhdim.Një burrë tjetër, 23 vjeç, nga Rotherham, u arrestua më 4 janar, por për shkak të mungesës së provave ai është liruar që atëherë pa marrë asnjë veprim të mëtejshëm, tha Policia e Yorkshire të Jugut (SYP). Hetimi i policisë është në vazhdim dhe oficerët janë ende duke inkurajuar këdo që mendon se mund të ndihmojë me hetimin të dalë përpara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu