VIDEO/ Prezantohet BMW-ja që ndryshon ngjyrën në sekondë

0

Gjiganti gjerman i makinave “BMW”, ka prezantuar sëfundmi modelin më të ri të saj, e cila ndërron ngjyrën në sekondë. Kjo është një specifikë që nuk e ka patur asnjë makinë më herët dhe bën që kompania të hedhë një hap të madh para në raport me konkurrentët.

Prezantimi i kësaj makinave u bë gjatë panairit të Teknologjisë që po zhvillohet në “Las Vegas”. Të gjithë kanë mbetur të mahnitur nga kjo gjë, ndërsa kompania shpjegoi se është duke përdorur teknologjinë e ngjashme me pajijsjet “Kindle” që ofrojnë lehtësira për të lexuar libra në mënyrë elektronike.

“Veshja e jashtme e BMW iX Flow përmban miliona mikrokapsura, me një diametër sa një fije floku. Secila nga këto mikrokapsura përmban pigmente boje të bardhe të kombinuara edhe me të zezë.

Me një buton, në varësi të dëshirës që shoferit, boja stimulohet përmes një fushe elektrike duke bërë që pigmented e bardha ose të zeza të grupohen në sipërfaqe duke përbërë kështu ngjyrën e makinës”, shpjegon kompania.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu