Mbushen plot 24 vjet sot nga vrasja makabre në Kanalin e Otrantos të 81 shqiptarëve të pafajshëm, në atë që konsiderohet “Skandali i Otrantos”.
Ishte paraditja e 28 marsit 1997, kur 142 shqiptarë, mes të cilëve burra, gra, fëmijë, të imbarkuar në anijen “Kateri i Radës”, ikën nga Vlora, nga lufta, drejt Italisë, për një jetë më të mirë.
Por në ujrat italiane, ata u goditën nga anija luftarake “Sibilla”, në Ngushticën e Otrantos, duke shkaktuar humbjen e jetës së 57 personave, të moshave nga 3 deri në 69 vjeç. 24 persona vazhdojnë ende të zhdukur në kanalin e Otrantos. Vec 34 mbijetuan nga kjo tragjedi.
6 muaj pas tragjedisë, autoritetet arritën të nxjerrin nga fundi i detit anijen “Kateri i Radës” dhe brenda saj u gjenden mjaft kufoma.
Plaga e hapur nuk u shërua kurrë. Italia fshehu për vite me radhë pamjet e goditjes. Komandanti Italian I “Sibillës” u dënua vetëm 2 vite burg. Komandanti shqiptar i Katerit të Radës me 3 vite.