Prokurori i çështjes, Danny Moore tha se i riu shqiptar, telefonoi policinë dhe qëndroi në telefon për 14 minuta dhe 50 sekonda, duke i treguar çfarë po ndodhte.
“Përveç bisedës, operatori mundi të dëgjonte gjërat që u thanë nga të tjerët dhe zhurmat. Pasi e dëgjon këtë regjistrim konkluzioni është se ndaj Xhovan Pepajt po përdoret dhunë. Ai sulmohet për vdekje gjatë asaj telefonate dhe Ciaran Stewart (një prej të pandehurve) dëgjohet duke e thënë këtë”.

Prokurori tha se banda shkoi në shtëpinë në fjalë me disa makina në mes të natës, të vendosur për të vjedhur bimët e kanabisit.
Ata u futën në banesë në orën 03:24 dhe në këtë kohë, Pepaj fillimisht mori në telefon ortakët e tij, të cilët mbërritën rreth 10 minuta më vonë. Por sipas prokurorit, grupi i shqiptarëve që kishin nën pronësi fermën me kanabis nuk arritën të kalonin nga dera e kyçur, që ishte vendosur në fillim të shkallëve për të mbrojtur aktivitetin e tyre.
Pepaj ndërkohë kishte mbetur i bllokuar brenda me Amoako, Stewart and Malawski. Pasi e goditën për vdekje 25-vjeçarin, 3 autorët e dyshuar u hodhën nga një dritare dhe arritën t’i iknin si shqiptarëve, ashtu sikurse edhe policisë.
Disa minuta më vonë, Amoako i dërgoi një mesazh në Snapchat një shoku të cilit i tha: “Sapo vrava dikë”.
Më pas ai telefonoi policinë: “Më zuri gjumi në makinën e një shoku dhe shqiptarët nga nxorën jashtë, vrapova për jetën time, nuk e di ku jam”, tha ai.
Gjyqi për personat në fjalë pritet të zgjasë për disa javë.