E rëndë në Korfuz, nëna denoncon partnerin në polici: Ka abuzuar me 5 fëmijët e mi!

0

Zbardhet një rast i rëndë i abuzimit seksual të fëmijëve, këtë herë në Korfuz. Sipas informacioneve të enikos.gr, një 40-vjeçare ka akuzuar partnerin e saj se ka abuzuar me pesë fëmijët e saj të mitur.

Denoncimi është bërë të mërkurën në komisariatin e ishullit, ku nëna 40-vjeçare pretendon se partneri i saj 44-vjeçar ka abuzuar seksualisht me pesë fëmijët e saj, muajt e fundit. Bëhet fjalë për dy vajza, 12 dhe 9 vjeç dhe 3 djem, 9 dhe 14 vjeç.

Ndaj 44-vjeçarit është ngritur një dosje për përdhunim dhe akte seksuale me të mitur. Deri më tani, nuk është përcaktuar koha në të cilën dyshohet se janë kryer veprat e lartpërmendura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu