Iu gjetën 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë/Mjeku prifti flet përpara gjykatës: Kam mbaruar studimet me medalje ari, kam 2200 çmime

0

Ditën e sotme po zhvillohet séanca gjyqësore për të ndaluarit nga SPAK në dosjen e Krujës, përfshirë edhe mjekun kardiolog Edvin Prifti.

Mësohet se mjeku përballë trupit gjykues u shpreh se ka mbaruar studimet me medalje ari, ka kryer specializimin si kardiolog dhe doktoraturën në La Sapienza dhe ka punuar në San Kamilo.

Ai gjithashtu ka deklaruar se ka marrë 2200 çmime përfshirë dhe 1 në ShBA, si dhe ka punuar për rreth dy vite në Toronto, duke theksuar se të ardhurat e  tij kanë qenë të mira.

Prifti deklaroi se është kthyer në Shqipëri në vitin 2006 dhe ka kthyer besimin te njerëzit që të operohen në Shqipëri si drejtues i kardio kirurgjisë. Mjeku i deklaroi trupit gjykues se ai është një person që thotë gjithmonë të vërtetën ashtu sin ë rastin e Covidit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu