Ja pse nuk duhet ta nisni ditën me kafe / probleme me lëkurën deri tek shtimi në peshë

0

Megjithëse është një zakon i përditshëm, marrja e një filxhani kafeje në mëngjes mund të mos jetë mënyra më e mirë për ta nisur ditën. Në fakt, ekspertët besojnë se koha më e mirë për ta shijuar kafenë është orari mes 9:30 dhe 11:30.

Mund të ndiheni më të përgjumur:
Kafeja është një mënyrë zgjimi për shumë prej nesh, por konsumimi i saj sapo zgjoheni nga shtrati mund të ketë efektin e kundërt. Kafeina dyfishon nivelet e hormoneve të stresit dhe mund të shkaktojë probleme me gjumin, duke shkaktuar lodhje.

Nëse e filloni ditën me një filxhan kapuçino me sheqer, mund të ndiheni të përgjumur pas një periudhe të shkurtër kohore. Kjo ndodh sepse trupi ynë prodhon insulinë për të kompensuar sheqerin, duke bërë që nivelet e glukozës në gjak të bien, gjë që rezulton në mungesë energjie dhe ankthi.

Trupi mund t’i humbasë mineralet thelbësore më shpejt:
Pirja e kafesë herët në mëngjes bën që të humbni shumë vitamina dhe minerale thelbësore. Mund të sabotojë thithjen e hekurit, magnezit, dhe vitaminës B, të cilat janë jetike për sistemin nervor. Gjithashtu mund të nxjerrë kalcium nga kockat, duke i bërë më të dobëta dhe të brishtë.

Mund të shkaktojë probleme me stomakun:
Kafeja aktivizon sistemin tonë nervor, i cili nga ana tjetër ndikon në zorrën e trashë dhe mund të shkaktojë diarre. Shumë njerëz gjithashtu pëlqejnë të shtojnë qumësht në filxhanin e tyre, dhe për shkak se shumica prej nesh kanë vështirësi në tretjen e laktozës, kjo mund të shkaktojë edhe shqetësime në stomak.

Mund të çojë në shtim të peshës:
Kur nuk flini mjaftueshëm, keni tendencë të ndiheni më të uritur dhe të keni më shumë dëshirë për të konsumuar gjëra të ëmbla.

Mund të përkeqësojë ankthin.
Kur zgjoheni në mëngjes, nivelet e hormoneve të stresit janë zakonisht më të larta. Për shkak se kafeina është një stimulues, ajo i jep trupit një efekt nervoz dhe madje mund të shkaktojë sulme ankthi për disa njerëz.

Mund të thajë lëkurën:
Për shkak se kafeja ju bën të shkoni në banjë më shpesh, dehidraton trupin tuaj. Kur dehidroheni, është më e vështirë që toksinat të dalin nga trupi përmes lëkurës. Nga ana tjetër, kjo e than lëkurën dhe e bën më të prekshme ndaj provleme të ndryshme, si rrudhat e parakohshme.

Mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak:
Filxhani i kafesë në mëngjes e bën më të vështirë për qelizat tuaja për të rregulluar sheqerin në gjak, i cili mund të çojë në sëmundje të ndryshme. Nga ana tjetër, sheqeri i lartë në gjak mund të çojë në shtim në peshë dhe madje të rrisë rrezikun e infeksioneve të lëkurës.

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu