Prokuroria e posaçme kërkon 13 vite burg në total për 3 ish-zyrtarë të bashkisë Dimal dhe 2 përfaqësues të një firme private. Ata akuzohen për korrupsion, shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
Hetimet për këtë çështje kanë nisën në nëntor të vitit 2020 nga kallëzimi i një qytetari me inicialet P.B.Në kallëzim akuzoheshin punonjësit e Bashkisë së Dimalit se i kishin dëmtuar biznesin e ngritur në një pronë publike të cilën ai e posedonte që prej fillimit të viteve ‘90 me justifikimin se do të ndërtohej lulishte, por sipas tij pas prishjes prona i është kaluar një qytetari tjetër.
Nga hetimet e thelluara SPAK, përveç rastit të kallëzuar nga shtetasi P.B ka zbuluar edhe shumë episode të tjera të korrupsionit që kryenin zyrtarët e bashkisë Dimal. Referuar burimeve nga struktura antikorrupsion mësohet se këta shtetas akuzohen se në këmbim të shumave monetare që varionin deri në 2 mijë e 500 euro lejonin qytetarë të ndryshëm për të kryer ndërtime dhe shtesa kryesisht në zonën e Dimalit.
Pretenca e SPAK
Arben Guraj 4 vjet burg/ 2 vite e 8 muaj burg, me gjykim te shkurtuar, përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve, bashkia Ura Vajgurore.
Altin Pali 3 vite burg/ 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, drejtor Urbanistike, bashkia Ura Vajgurore.
Valentina Jançe 3 vite burg/ 2 vite burg/ pezullim dënimi, shërbim prove, ish-shefe e Urbanistikës, bashkia Ura Vajgurore.
Vait Koshi 18 muaj burg/ 12 muaj burg, me gjykim të shkurtuar. administrator i një shoqërie tregtare.
Arjan Demiri 1 vit burg/ 8 muaj, me gjykim të shkurtuar, inxhinier pranë kësaj kompanie.