254 vdekje nga Covid-19 vetëm brenda këtij muaji, ky është vendi i Ballkanit që po përballet me situatën më të vështirë

0

Maqedonia e Veriut është vendi i cili po përballet me situatën më të vështirë të shkaktuar nga Covid-19. Krahaasuar me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit, fqinji ynë lindor aktalisht ka numrin më të lartë të vdekjeve duke regjistruar 254 humbje jete vetëm për muajin tetor.

Numri më i lartë viktimave gjatë këtij muaji u shënua më 7 Tetor ku u raportuan për 26 fatalitete, ndërkohë që rekordi negativ ditor është shënuar më 7 Prill të këtij viti kur edhe humbën jetën 51 persona.

Në total, Maqedonia e Veriut numëron 6922 viktima ose 3323 jetë të humbura për çdo 1 milionë banorë, duke u bërë kështu vendi i dytë me vdekshmërinë më të lartë në gjithë Ballkanin pas Bosnje-Herzegovinës.

Maqedonia e Veriut ka evidentuar mbi 196 mijë infektime që prej nisjes së pandemisë, ndërsa ka vaksinuar mbi 36 për qind të popullsisë me të dyja dozat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu