Pamjet që shihni të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb, janë momentet pak para se të ndodhte vrasja e dyfishtë në Tiranë, ku Astrit Muskurti qëlloi për vdekje me armë vëllanë dhe kunatën e tij.
Autori, i njohur dhe me emrin Hamza, ecën qetësisht në rrugë dhe më pas futet në biznesin që u bë mollë sherri mes vëllezërve, në agjencinë turistike, dhe pasi nxjerr armën nga brezi, hap zjarr ndaj tyre dhe i lë të vdekur në vend. Kjo zgjati vetëm 28 sekonda.
Nga pamjet shihet se ai po ashtu del qetësisht nga vendi i krimit, ndërsa ikën në këmbë nga rruga që erdhi, që të nxjerr në Rrugën e Kavajës. Ndërkohë, nga pamjet e kamerës së sigurisë shihet se kalimtarët, apo dhe qytetarët që banojnë aty pranë kanë dëgjuar të shtëna me armë, ndërsa një prej tyre (një vajzë) shkon e futet në biznesin ku ndodhi krimi dhe del e tronditur.
Shihe videon këtu