28-vjeçari bie nga hoteli në Tiranë dhe vdes, në “Ali Dem” gruaja rrëzohet nga shkallët e pallatit dhe humb jetën

0

 

Dy persona kanë ndërruar jetë sot në Tiranë. Mësohet se një 28 vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia e hotelit ku po qëndronte dhe ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë në një ngjarje tjetër, në lagjen “Ali Demi” një grua është rrëzuar nga shkallët e pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Tiranë/Informacione paraprake

Në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët të pallatit ku banon dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasja S. B, 81 vjeçe.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte shtetasi A. M., 28 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu