281 të infektuar me Covid në lojërat Olimpike “Tokio 2020”

0

Përveç emocioneve të garave, Lojërat Olimpike të Tokios 2020 kanë edhe anën tjetër të medaljes. Infektimet nga Covid.

Numri i personave të akredituar në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 në Japoni, të cilët janë prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), u rrit në 281.

Komiteti Organizativ njoftoi se COVID-19 u zbulua në 18 persona të tjerë që erdhën në vend si pjesë e Tokios 2020. Në mesin e 18 të infektuarve në 24 orët e fundit gjenden edhe atletë që konkurrojnë në gara. Të infektuarit janë vendosur në karantinë. Disa prej të infektuarve e kanë sjellë virusin nga vendet nga vijnë. Por për disa të tjerë mendohet se ai është marrë gjatë qëndrimit në Tokio.

Sipas BBC në Tokio është regjistrua një numër rekord i rasteve të reja me koronavirus, disa ditë pas fillimit të Lojërave Olimpike. Kryeqyteti japonez raportoi 2.848 raste të reja me COVID-19, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 2.520 rasteve që nga 7 janari. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Tokio ka tejkaluar shifrën 200.000 që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar.

Tokio është nën gjendjen e katërt të jashtëzakonshme që do të zgjasë gjatë Lojërave Olimpike dhe deri në fund të Lojërave Paraolimpike të muajit tjetër. Ekspertët kanë paralajmëruar se varianti Delta, që është më ngjitës, mund të shkaktojë një valë gjatë Lojërave Olimpike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu