29-vjeçari përplas me kamion 60-vjeçarin me biçikletë, ja në çfarë gjendje ndodhet

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit, ku një 29-vjeçar, duke dretjuar një kamion, ka përplasur një biçiklist 60-vjeçar, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 22.07.2021, në orën 15:15, në lagjen nr.14, Durrës, shtetasi V. B., 29 vjeç, duke drejtuar një kamion ka përplasur biçiklistin shtetasin P. H.,60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi V. B., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu