Këto fjali nuk duhet t’ja thoni shefit nëse dëshironi të rriteni në detyrë

0
44391203 - business meeting between boss and subordinate. retro style pop art

Harrojeni të promovoheni nëse jepni përgjigjet më poshtë!

1. “Unë s’punoj dot me atë”

Të gjithë kemi momente të pakëndshme me kolegët në zyrë, por të ankohësh është shumë jo-profesionale. Mos e bëni!

2. “Nuk besoj se di ta bëj!”

Kjo mungesë besimi tek vetja transmetohet tek të tjerët dhe rrjedhimisht, ata nuk do të të ngarkojnë me përgjegjësi më të rënda. Në vend të kësaj thoni: “Mund ta kem të vështirë në fillim, por sigurisht që e bëj.”

3. “Kjo s’është përgjegjësia ime”

Kur shefi të kërkon të bësh një punë që ndoshta s’të përket ty, s’është kjo përgjigjja e parë që duhet të japësh. Duke thënë këtë, shefi mund ta marrë si fyerje personale dhe përshtypja e tij ndaj jush mund të ndryshojë.

4. “Do përpiqem”

Duke thënë këtë po i thoni se do të dështoni. Në vend të kësaj thoni: “Do ta bëj!”

5. “Ne gjithmonë e kemi bërë kështu”

Një menaxhim i mirë i gjërave kërkon fleksibilitet. Përpiquni të përshtateni me ndryshimet dhe procesin e punës dhe mos ngecni tek çfarë keni bërë më parë.

6. “Mund të jem i gabuar, por…/ Ndoshta kjo është ide e keqe.”

Duke thënë kështu ti tregon se nuk je i sigurt për idenë tënde dhe po zhvlerëson veten. Askush nuk do të dëgjoj që ideja jote është e keqe apo që ti e ke gabim.

7. “Bëra më të mirën time.”

Kjo frazë ngjan me një justifikim edhe kur ke bërë vërtetë gjithçka për të dalë nga situata.

8. “…në të kundërt do të heq dorë”

Ultimatumat nuk ndihmojnë aspak! Aq më tepër drejtuar një shefi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu