Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e së entes në dalje të Tiranës pranë Fabrikë së Miellit.
Sipas njoftimit të policisë, në aksident janë përfshirë 3 automjete me drejtues shtetasit me iniciale E.G , A.S dhe A.B. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar i cili ndodhej në mjetin e drejtuar nga E.G. Vogëlushi është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 21.04.2022, te mbikalimi te Fabrika e Miellit, janë përfshirë në një aksident mjetet me drejtues shtetasit E. G., A. S., dhe A. B.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin E. G., dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”