3 ditë nga fillimi i sesionit të ri parlamentar/ Petrit Vasili: Ja tre detyrat e opozitës

0

Nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka folur për detyrat e opozitës këtë sesion të ri Parlamentar që do të startojë ditën e premte më 10 shtator.

Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, Vasili renditi 3 prioritetet të “luftës” ndaj pushtetit: Bllokimi e kapjes së reformën në drejtësi nga Rama, përgjegjësit e shkatërrimit të zgjedhjes së 25 prillit dhe zbardhja e vjedhjeve nëpërmjet koncesioneve.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

BETEJË PA KOMPROMIS KAPJES SË SHTETIT, KJO ËSHTË DETYRA MBI DETYRAT E OPOZITËS!
Kapja e shtetit nga Rama dhe rilindja do te thote shkaterrimi i demokracise, i thelbit te pluralizmit, qe siguron balancen dhe kontrollin dhe i çdo vlere tjeter qe do ti bente shqiptaret te ndiheshin mire ne atdheun e tyre.
Çdo lufte opozitare fillon nga këtu!

Pa luftuar kapjen, çdo hap i metejshem eshte varrosje e çdo mundesie per nje demokraci te vertete dhe funksionimit te parlamentarizmit, per barazi perpara drejtesise, per treg te lire dhe konkurence te ndershme ne Shqiperi. Kapja e Drejtesise, Zgjedhjeve dhe Ekonomise eshte TRINOMI i rrembimit te shtetit nga Rama dhe rilindja ndaj:

1. Hetimi i dhe nxjerrja deri ne nje e pergjegjesive te rilindjes per shkaterrimin dhe bllokimin e Reformes ne Drejtesi si dhe autoreve rilindas me Ramen ne krye te kapjes e Drejtesise eshte detyre kryesore e opozites.

2. Hetimi deri ne fund i zgjedhjeve te 25 prillit dhe nxjerrja e pergjegjesive shume te renda, qe bien mbi Ramen ne vecanti dhe rilindjen ne pergjithsi per kapjen dhe shkaterrimin e zgjedhjeve eshte detyre mbi detyrat e opozites perballe shqiptareve te cileve u eshte grabitur vota dhe interesi kombetare dhe ai privat.

3. Hetimi deri ne fund i Koncesioneve shkaterrimtare te miratuara nga Kuvendi Njepartiak 2019- 2021 eshte detyre dhe detyrim madhor ndaj shqiptareve per zbardhjen e grabitjes me te rende, qe i eshte bere interesit publik dhe kombetar ne keto tridhjete vite pluralizem dhe ku afera si Porti i Durresit te kundershtuar me force edhe nga BE si dhe ligjet e komisionuara nga oligarket jane kulme te kapjes se shtetit.

Hetimi deri ne fund i kapjes se shtetit dhe identifikimi i te gjitha pergjegjesive penale dhe politike, qe bien mbi Ramen dhe rilindjen eshte rruga e vetme e aksionit te vertete te opozites

Shmangia nga keto tre ceshtje madhore, qe jane kapja e drejtesise, kapja zgjedhjeve dhe kapja e ekonomise permes koncesioneve e grabitjeve kriminale te parave dhe ibtetesit publik ne teresi eshte realisht krijimi i alibive per legalizimin e kapjes se shtetit nga Edi Rama, qe do te thote vazhdim i rrënimit te vendit, shpopullimit dhe ç’kombetarizimin te tij.

Vetem ne kete menyre do te forcohet dhe rritet besimi i popullit tek opozita dhe integriteti moral i saj per mbrojtjen deri ne fund te interesit publik dhe kombetar nga kapja dhe asgjesimi rilindas.
Kjo eshte edhe rruga e mundesia e vetme edhe per krijimin e nje lloj besimi se parlamentarizmi mund te funksionoje dhe se marreveshjet per reforma te caktuara edhe mund te kene shanse, qe te funksionojne ne te ardhmen.
#LUFTËPAKOMPROMISKAPJESSËSHTETIT

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu