3 javë nga mbyllja e kampionatit A.F Elbasani në “luftë” për ‘Final Four’

0
Screenshot

3 javë nga përfundimi i Kategorisë Superiore shihet një rivalitet i lartë jo vetëm për vendin e parë por edhe për final four.Ndonëse AF.Elbasani e sheh veten në vendin e pestë ,një pikë më pak se ekipi i Partizanit verdheblutë kanë ende shpresa dhe mundësi rikuperimi.Trajneri i AF.Elbasanit Ivan Gvozdenoviç,shprehet i kënaqur me performancën e djemve.Pavarësisht sfidave të vështira që e presin përpara tekniku është besimplotë dhe për këtë thotë s edo të luftojnë fort në fushë.

Sfida e radhës e verdhebluvë është me Bylisin ditën e shtunë në shtëpi.Tekniku Serb thotë se do të jetë një ndeshje luftuese,njëjtë si ajo me Egnatian të cilës i rrëmbeu 3 pikë.

Pas Bylisit ekipin e Elbasanit e presin edhe dy ndeshje të vështira.Përkatësisht me Vllazninë në Elbasan dhe Partizanin në Tiranë./Infoweb Media