3 kandidatë në garë/ Nesër zgjidhjet kreu i ri i Policisë së Shtetit

0

TIRANË– Dita e nesërme shënon zgjedhjen e kreut të ri të Policisë së Shtetit. Teksa kanë mbetur më pak se 12 orë nga zyrtarizimi i kryepolicit të ri, nesër do të zbulojmë se cili nga tre kandidatët është i përzgjedhuri për postin vakant të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Emri do të zgjidhet është mes kandidatëve: Neritan Nallbati, Altin Mena dhe Skënder Hitaj.

Pas publikimit të emrit nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, pritet që i zgjedhuri të emërohet në postin e ri me një vendim të Këshillit të Ministrave, që do të mbajë firmën e kryeministrit Edi Rama. Sipas “WebLajm.com”, emri duhet të ishte bërë publik që të premten, por ministri i Brendshëm ka zgjedhur që ta shtyjë dhënien e vendimit. Ky vendim është marrë për shkak të axhendës së kryeministrit, i cili prej ditësh ka qenë në Uashinton. Duke qenë se Rama është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mesditën e të dielës, pasuesi i Muhamet Rrumbullakut do të mësohet paraditen e të hënës.

Altin Mena, aktualisht mban postin e nëndrejtorit të policisë së Lezhës, dhe nuk ka pasur më herët ndonjë detyrë në krye të komisariateve në vend. Megjithatë ditëve të fundit, emri i tij ka qenë mjaft i lakuar si kandidat potencial.

Neriton Nallbati ndërkohë mban postin e drejtorit të Policisë kriminale, dhe ka një karrierë më të gjatë në radhët e policisë së shtetit. Po ashtu ai është një ndër kandidatët më të akuzuar nga opozita, për lidhje me bandat kriminale, në kohën kur ka qenë kreu i komisariatit të policisë së Elbasanit.

Nga ana tjetër, Skënder Hitaj mban postin e drejtorit të policisë së Durrësit. Komisioni i Posaçëm që intervistoi kandidatët përbëhej nga sekretarja e Ministrisë së Brendshme Suzana Hoxha, zëvendësministri Besfort Lamallari dhe drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.

Pas dorëheqjes së ish-Drejtorit të Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku është hapur menjeherë gara në datën 10 Shtator, ku sipas njoftimit aplikimi zgjat shtatë ditë. Gara për drejtor të përgjithshëm u hap pasi ministri i Brendshëm Ervin Hoxha publikoi një udhëzim, duke u dhënë mundësinë kandidatëve të aplikojnë. Të gjitha personat që duan të aplikojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kanë edhe dy ditë afat. Përkohësisht Policia e Shtetit po drejtohet nga Sokol Bizhga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu