3 kandidatët për SPAK në KLP, flasin për sukseset dhe dashurinë për profesionin

0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka intervistuar ditën e sotme tre prokurorët kandidatë, të cilët duan të jenë pjesë e Strukturës së Posaçme, SPAK. I pari që është intervistuar ishte prokurori Alfred Shehu, i cili ushtron detyrën në Sarandë. I dyti ishte prokurori Elvin Gokaj, i cili ushtron detyrën në Shkodër, ndërsa e intervistuara e tretë ishte prokurorja Sonila Muhametaj, e cila ushtron detyrën në Tiranë. Intervistat u zhvilluan jo më shumë se 15 minuta për secilin prej tyre, ndërsa janë regjistruar me audio dhe me video.

Prokurori Elvin Gokaj për të cilin vettingu dy vite më parë vendosi kthimin me një vit në shkollën e Magjitsraturës për shkak të problemeve me profesionalizmin u shpreh para trupës së KLP-së se për disa vite ai ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në Fier dhe në Elbasan, duke hetuar me sukses disa raste të trafikimit të lëndëve narkotike, por edhe grupe të fuqishme kriminale, të cilët janë përplasur në procese zgjedhore në vendin tonë.

Ndërkohë, Prokurorja Sonila Muhametaj, e cila ushtron detyrën në Tiranë, është një nga tre të intervistuarit e sotëm në KLP, në kuadër të kandidimit për të qenë pjesë e SPAK. Gjatë marrjes në pyetje, Muhametaj është shprehur se karrierën e ka nisur në SHISH për të kaluar më parë prokurore, ndërsa nuk ngurroi të shprehte dhe pasionin e saj për profesionin, teksa u shpreh se dashuron hetimin e veprave penale kundër korrupsionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu