Kuvendi i 11 Dhjetorit/ Dega Devoll-Vlorë, publikojnë emrat e delegatëve

0

Partia Demokratike dega Devoll ka publikuar ditën e sotme emrat e delegatëve pjesëmarrës në Kuvendin e datës 11 dhjetor. Publikimi i emrave është bërë nga kryetar i degës PD Devoll, Arben Miza i cili tha se nga 106 delegatë kanë firmosur 71 prej tyre.

‘Të gjithë demokratët e Devollit ndihen tepër të sensibilizuar me dëshirën për tu bashkuar njëri me tjetrin vetëm për të qenë më të fortë dhe më të hapur. Demokratët e devollit kanë qenë ndër demokratët e parë që e kanë pritur këtë ndryshim, vetëm rezultatet që ata kanë dhënë në 8 vitet e fundit nën drejtimin e kësaj force politike kanë qenë të tilla që ata kanë shprehur dëshirën e madhe që PD të jetë një forcë politike që të drejtojë vendin. Demokratët e Devollit mbështesin Foltoren lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, me dëshirën e tyre të pa imponuar, unë si kryetar i PD të degës së Devollit ndihem i detyruar nga anëtarësia e cila më detyron që ti përfaqësoj ata me dëshirat e tyre, jam pjesë e firmës për të mbështetur Kuvendin më 11 dhjetor’, tha Arben Miza, kryetar i degës PD Devoll.

Edhe dega e PD-së së Vlorës ka bërë publik emrat e delegatëve që do ti bashkohen Kuvendit të 11 dhjetorit. Përfaqësuesi i degës së Vlorës ka deklaruar se nga 285 delagatë, 215 kanë firmosur për datën 11 dhjetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu