3 persona nxjerrin shoferin me dhunë dhe i marrin furgonin me banane

0

Një furgon mallrash është grabitur mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në rreth-rrotullimin e Thumanës, ku tre persona i kanë dalë para shoferit duke e grabitur.

Nën kërcenimin e mjeteve të forta kanë zbritur drejtuesin e mjetit dhe i kanë marrë furgonin me banane.

Pas njoftimit policia ushtroi kontrolle dhe u vu në drejtim të mjetit, duke e gjetur të braktisur në një fshat të Kurbinit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu