3 skenarët se si do të bëhet mësimi në Shqipëri

0

 

Ministria e Arsimit ka hartuar një draft-udhëzim për mënyrën se si do të bëhet mësimi duke filluar nga shtatori.

Mësohet se gjatë këtij viti shkollor do të hiqen provimet në disa lëndë, kurse mësimi online do të zhvillohet pa nota.

SKENARI 1

Mësimi zhvillohet në mjediset fizike të shkollës duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, nëse situata e pandemisë është e qendrueshme.

SKENARI 2

Mësimi zhvillohet i kombinuar (një javë në shkollë dhe një javë në shtëpi) duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, në rast se do të ketë situatë të rënduar të pandemisë.

SKENARI 3

Mësimi zhvillohet vetëm online, në rast se situata me koronavirusin përkeqësohet shumë në nivel kombëtar, lokal apo në nivel shkolle.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu