GREQI- Organet kompetente po procedojnë menjëherë me shpalljen e 30.000 rekrutimeve të personelit të përhershëm në shtet. Në muajin gusht janë shpallur 141 vende pune në Shërbimin e Aviacionit Civil.
Siç transmeton ERT, në shtator përmes ASEP-it do të shpallen 14 mijë vende pune për Shëndetësinë dhe Bashkitë.
Ministria e Brendshme po diskuton për shtimin e pranimeve në Akademinë e Zjarrfikësve, si dhe për rritjen e numrit të pylltarisë. Tashmë janë miratuar 400 poste të shërbimit pyjor.