30 minuta para Ramës, Basha bën lëvizjen e papritur, ja kur do të hapet fushata e PD-së
Vetëm 30 minuta përpara çeljes së fushatës nga Partia Socialiste, do të jetë PD ajo që do të mbajë mitingun hapës në Sheshin Nënë Tereza.
Burime bëjnë me dije se PD do të nisë mitingun e saj duke filluar nga ora 17 e 30, ndërsa nuk përjashtohet një përplasje oraresh me socialistët, që e kanë lajmëruar në orën 18:00 në Sheshin Skënderbej.
Të dyja partitë më të mëdha politike do ta nisin fushatën e tyre nga Tirana, ndërkohë që në orët në vijim pritet që të ketë një mbledhje të Komitetit Teknik të Ekspertëve, që do të njoftojnë dhe një lirim të masave kufizuese sa i takon grumbullimeve. Vijon…