30 orë udhëtim rraskapitës për t’u larguar nga lufta! Gruaja ukrainase vdes sapo mbërrin në Itali, në sy të dy fëmijëve të mitur

0

Një refugjate ukrainase, 46-vjeç, vdiq nga pak pasi zbriti nga autobusi që e kishte çuar në Itali dhe larg luftës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Romë. Gruaja vdiq në sy të dy fëmijëve të vegjël me të cilët kishte përballuar udhëtimin 30 orësh.

Menjëherë pas zbritjes nga autobusi, gruaja u rrëzua përtokë duke u ankuar për dhimbje të forta në gjoks dhe duke mbetur e vetëdijshme për disa minuta.

Kalimtarët kanë lajmëruar menjëherë stafin e urgjencë, e cila sapo ka mbërritur në vendngjarje, ka konstatuar vdekjen e shtetases ukrainase.

Viktima kishte udhëtuar me refugjatë të tjerë nga Ukraina së bashku me dy fëmijët e saj të mitur. Fëmijët tani janë në një strehë sociale.

Roma Today raporton se autobusi ishte nisur nga Ternopili në Ukrainën perëndimore 30 orë më parë. “Në orën 7:36 mbërriti një kërkesë për ndihmë nga policia e shtetit në qendrën operative 118 në Romë, duke na lajmëruar për një zonjë të sëmurë. Në orën 7:37 u aktivizua ambulanca në stacionin e CTO dhe mbërriti në vendngjarje në orën 07:46, e ndjekur nga automjeku në stacionin San Camillo.

Me të mbërritur në vendngjarje, zonja ishte pa ndjenja dhe në arrest kardio-qarkullues. Ekipi shëndetësor u përpoq të risillte në jetë pacientin, por të gjitha përpjekjet për fat të keq ishin të kota. Ngushëllimet më të përzemërta nga e gjithë shoqëria shkon te familja e zonjës dhe gjithë komuniteti ukrainas”, shpjegoi urgjenca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu