Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lezhës ku një mama 30-vjeçare raportohet se ka braktisur fëmijët e saj të mitur dhe është larguar për jashtë vendit.
Lajmi është mësuar menjëherë pas denoncimit që bëri në polici ish-partneri i të resë, i cili kërkoi ndihmën e bluve për gjetjen e saj.
Njoftimi i policisë:
U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. Sh., 30 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshorti i saj, se ajo ka braktisur 3 fëmijët e tyre të mitur dhe është larguar jashtë vendit.





