30 vjet “Kushtetuese”, Yuri Kim: Koha e privilegjeve dhe mbushjes së xhepave ka marrë fund

0

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka dhënë mesazhe të forta për këdo që është kundër Reformës në Drejtësi.

“Gjykata ka kaluar ndryshime thelbësore që në fillimin e saj dhe ju jeni përkushtuar për një ndryshim. Reformat ë cilat ndodhen në 2016 ishin shumë të vështira, port ë domosdoshme dhe falë këtyre ndryshime GJK është e aftë të bëj punën e saj. SHBA është krenar që kemi mbështetur Gjykatën në këto momente të vështira, që nga Vettingu te triumfi i përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe mirëpres ditën kur gjykata të ketë çdo vakancë të saj me gjyqtarë të kualifikuar. Reforma në Drejtësi po jep rezultate reale, po bën përpara, ata që e kundërshtojnë këtë përparim, ata që do të donin të mos kishin rezultate janë duke dyfishuar përpjekjet e tyre, do donin ta tërhiqnin Shqipërinë pas në të shkuarën, në një kohë kur gjyqtarët bliheshin dhe kërcënoheshin. Unë ju them ndaloni, koha për të bërë telefonata për të dërguar emisar, dhurata e kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga e shkuara, formojnë bazat për një tjetër sekret të erret, kjo kohë ka përfunduar”, tha Yuri Kim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu