Vidhen të dhënat mjekësore të personazheve të famshëm austrialianë, hakerat kërkojnë shpërblim

0

Hakerët kanë kërcënuar se do të publikojnë të dhënat mjekësore që vodhën nga rreth 1000 australianë të famshëm. Sipas të dhënave, janë vjedhur 200 gigabajt, duke përfshirë 100 dosje.

Të dhënat e supozuara përfshijnë vendin ku klienti ka marrë kujdesin mjekësor, si dhe kodet që lidhen me diagnozën dhe procedurat e tyre. Hakerët kërcënuan të nxirrnin ose shesin të dhënat, nëse Medibank nuk paguante një shpërblim.

Informacioni personal i rreth 9 milionë australianëve, ose gati një e treta e popullsisë së vendit, u zbulua muajin e kaluar pas një zbulimi se hakerat kishin në shënjestër Optus, operatorin e dytë më të madh celular në vend.

 

Kjo u cilësua si një nga shkeljet më të mëdha të të dhënave në historinë australiane. Sekretarja e Brendshme Claire O’Neill tha sot se siguria kibernetike nuk mund të merret më si e mirëqenë.

“Në kombinim me Optus, kjo është një thirrje zgjimi në vend”, tha ajo.

“Ne po jetojmë në një botë të re. Ne do të jemi vazhdimisht të sulmuar kibernetikë, veçanërisht tani e tutje,” shtoi ajo.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu