30 vjetori i mardhënieve Shqipëri- Azerbajxhan/Presidenti Begaj takon Aliyev dhe premton investime të mëdha!

0

Presidenti Bajram Begaj ka kryer sot një vizitë shtetërore në Azerbajxhan me ftesë të homologut të tij, Ilham Aliyev.

Kjo vizitë vjen në kuadër të 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Faleminderit miku im President Aliyev për pritjen shumë miqësore! Teksa Shqipëria dhe Azerbajxhani festojnë 30 vjet marrëdhënie diplomatike, bashkëpunimi mes dy vendeve është më i fortë se kurrë”, shkruan Begaj dhe ndan foto nga ceremonia në Baku.

 

Përmes një prononcimi të përbashkët për mediet, Aliyev shprehu mirënjohjen për mikëpritjen që i bëri Shqipëria gjatë vizitës së kryer në Tiranë vitin e shkuar, si dhe për mbështetjen që diplomacia shqiptare iu jep çështjeve me rëndësi për Bakun, në organizatat ku këta të fundit nuk kanë zë.

Aliyev zbuloi se në fokus të bisedimeve të sotme me Begajn kanë qenë marrëdhëniet politike mes dy vendeve, veprimtaria e përbashkët në organizatat ndërkombëtare, si dhe investimet në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.

Investitorët e Azerbajxhanit janë të gatshëm të konsiderojnë në mënyrë serioze investimet në Shqipëri në turizëm, bujqësi, apo edhe fusha të tjera, theksoi udhëheqësi azer.

Sakaq bashkëpunimi  ekonomik mes dy vendeve konfirmohet dhe përshendetet nga Presidenti Begaj, i cili ndan lajmin e mirë se është i lumtur që mes dy vendeve shumë shpejt do të sigurohet udhëtimi pa viza.

“Të vendosur për të zgjeruar bashkëpunimin me Azerbajxhanin, në ekonomi, turizëm, dhe sfera të tjera me interes.

Në kuadër të TAP-it, Shqipëria është gati për të qenë një vend përfitues i gazit.

I lumtur që shumë shpejt do të sigurohet udhëtimi pa viza”– shkruan Begaj në një tjetër postim të tij.

Infoweb Media!

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu