0

Barcelona shpallet klubi më i mirë i Dekadës

Janë të dhëna zyrtare dhe e thotë IFFHS….Barcelona është klubi më i mirë i dekadës.

Federata e historisë dhe statistikave të futbollit ka përcaktuar më të mirët e 10-viteve të fundit (2011-2020) ku podiumi ndahet mes Barcelonës, Real Madrid dhe Bayern Munchen.

Pra janë këto 3 klubet më të mira ku padyshim katalanasit janë “the best of the best” duke fituar këtë vlerësim për herë të dytë radhazi, pra praktikisht, Barcelona është klubi më I mire I 20-viteve të fundit sipas IFFHS.

Në përcaktimin e klubit më të mirë të Dekadës, IFFHS bazohet në pikët e marra nga klubet gjatë një sezoni qe percakton edhe vleresimin si klubi më i mirë i vitit.

Konkretisht, Barcelona ka fituar në vitet 2011, 2012 dhe 2015 si klubi më i mire dhe ka akumuluar në total 2877 pikë. Real Madrid është shpallur klubi më i mire në vitet 2014 dhe 2017 me një total pikësh prej 2782 dhe Bayern Munchen klubi më i mirë në vitet 2013 dhe 2020. Bazuar mbi këto statistika dhe pikë të grumbulluara, IFFHS përcaktoi Barcelonën si klubin më të mire të Dekadës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu