Që nga fillimi i pandemisë në Elbasan janë konfirmuar pozitive 312 raste.
Covid ka prekur zyrtarë dhe qytetarë të thjeshtë, disa prej të cilëve e kanë humbur betejën.
Sot raportohet se edhe një pedagoge, në Fakultetin Ekonomik në qytetin e Elbasanit, ka rezultuar pozitive me COVID-19. Po ashtu edhe një mjek, dhe disa mësues.
Kësisoj edhe pedagogë të tjerë të këtij fakulteti kanë bërë tamponin dhe janë vetëizoluar deri në pritje të rezultatit që do të konfirmojë nëse ata janë ose jo me Covid.