32-vjetori i krijimit të PS, nis festa/ Rama mban në krah Gjiknurin e Ruçin! Mungon Fatos Nano

0

TIRANË- Në Pallatin e Kongreseve Partia Socialiste po feston sot 32-vjetorin e themelimit të saj. Teksa po shijonin performancat e këngëtarëve të ftuar për mbrëmjen e sotme, Rama ishte i rrethuar nga të besuarit e tij. Në të majtë dhe në të djathtë, kishte sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknurin dhe ish-kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Ndërsa anash tyre ishin reshtuar, Elisa Spiropali, Taulant Balla, Belinda Balluku, Erion Veliaj dhe Pandeli Majko.

Po ashtu, në festë është parë edhe ish-ministri Arben Ahmetaj krah deputetit të Dibrës, Lavdrim Krashit. Por ndryshe nga vitet e tjera, që ka marrë pjesë me anë të ndonjë videomesazhi, kësaj here ra në sy mungesa e liderit historik, Fatos Nano.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu