33 mijë maturantë nën ethet e provimit të Gjuhës dhe Letërsisë

0
Viti i ri shkollor nis si të thuash “ters” në Elbasan.

Rreth 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen ditën e sotme provimit të dytë të Maturës Shtetërore, duke testuar dijet e tyre në Gjuhën e Shqipe dhe Letërsinë.

Dy ditë më parë ata zhvilluan dhe provimin e gjuhës së huaj, për të cilën thanë se nuk kishte vështirësi, që të mund të pengonin performancën e mirë të tyre.

Rreth 7 mijë mësues janë angazhuar për mbarëvajtjen e provimit të sotëm në të gjithë vendin.

Provimet nisin në orën 10:00 dhe do zgjasin 2 orë e gjysmë. Ndërkohë testet janë të shkallëzuara sipas niveleve të nxënësve. 40% niveli i parë, 40% niveli i dytë, 20% niveli i tretë i vështirësisë.

Maturantët do të zhvillojnë provimin e Matematikës më 17 Qershor, ndërsa më 24 Qershor Lënda me Zgjedhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu