Gjendet i vdekur çifti i bashkëshortëve, dyshohet se burri mbyti gruan

0

Një çift është gjetur i pajetë në banesë në zonën e Fossalta di Portogruaro (Venecia), në Itali.

Paraprakisht dyshohet se burri mbyti gruan e tij dhe më pas vrau veten duke prerë fytin me një thikë.

Dëshmia e një mbese, e cila dyshohet se ka qenë dëshmitare e skenës, është thelbësore për rindërtimin e ngjarjes. Nga informacionet e para, çifti nuk kishte shfaqur më herët shenja mosmarrëveshjeje.

Viktima është Lorena Puppo, 50 vjeçe nga Stiago di Fossalta e cila punonte në një kompani pastrimi. Ndërsa bashkëshorti që e vrau, Giuseppe Santarosa, ishte 55 vjeç dhe punonte në një institut sigurie, në portierin e San Marco Gas në Noiari di Portogruaro.

Ai nuk posedonte asnjë armë – raporton gazeta Il Gazzettino –  dhe në fakt në shtëpinë e bashkëshortëve nuk u gjet asnjë armë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu