33-vjeçari me ‘Range Rover’ bie në humnerë, një i vdekur, një i plagosur

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së premtes në fshatin Fortuzaj të Tiranës, ku një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e aksidentit.

Policia bën të ditur se një automjet tip “Range Rover” në të cilin ndodheshin shtetasi D. Ç., 33 vjeç, dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar ka rënë në humnerë.

Si pasojë shtetasi D. Ç., 33 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa shtetasi tjetër ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu