33-vjeçari ‘qejfli’ i kumarit, dyshohet se…

0

Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Korçë ku një 33 vjeçar i identifikuar si Marsel Rusi (tashmë i arrestuar) i cili kishte një plumb në vithe është arrestuar edhe një shok i tij i quajtur Andi Adri.

Mësohet se 33 vjeçari pasi është ndaluar dhe mjekuar si fillim në spitalin e Korçës është nisur drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Nga burimet spitalore thuhet se Rusi ka shenja në kokë por nuk bëhet me dije shkaku nga bluzat e bardha. Policia ende nuk ka sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes por dyshohet që ai të mos jetë plagosur në Korçë.

Rusi sipas të dhënave ka qenë person që luante edhe kumar megjithëse nuk konfirmohet ende që plagosja të ketë lidhje me këtë pjesë. Policia vijon hetimet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu