Humbi njërën këmbë në aksident, flet 23-vjeçarja: Po prisja një shoqe

0

Xhesina Gega ndodhet në gjendje të stabilizuar tek Spitali i Traumës, megjithëse ka humbur njërën këmbë. Ajo ka deklaruar për mediat se ka qenë në trotuar duke pritur shoqen e saj kur është përplasur në mënyrë të rrufeshme nga djali i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit.

“Mbaj mend të gjithë skenën. Po prisja një shoqe, në këtë moment shoh që më vjen një makinë. Nuk e kam humbur vetëdijen, kisha shumë dhimbje,”- mësohet të ketë thënë e reja ndër të tjera. Ajo iu nënshtrua menjëherë operacionit, teka mjekët po bëjnë gjithçka që e reja të mund të ecë. 23-vjeçarja nuk është shtatzënë, dhe ka deklaruar se nuk i ka takuar prindërit pasi i ka në Greqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu