35-vjeçari, tenton të vrasë kushëririn

0

Një 35-vjeçar i cili ka tentuar që të vrasë me armë zjarri kushuririn e tij është arrestuar nga policia.

Sipas informacioneve shtetasi K. S., 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sh. S., 51 vjeç, banues në Karkanjoz, Berat. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale uniformat blu kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov me 16 fishekë në krehër.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu