36-vjeçari nga Kosova mashtron dhe i merr paratë një vajze nga Durrësi

0

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 në Durrës ku 36-vjeçar i ka marrë një të reje nga Durrësi me anë të mashtrimit, një shumë të konsiderueshme parash.

 Një vajzë e re nga Durrësi ka rënë pre e mashtrimit nga një 36-vjeçar nga Kosova. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 në Durrës ku 36-vjeçar, i identifikuar me inicialet G. G., banues në Kosovë i ka marrë N. M., 32 vjeçe, me anë të mashtrimit, një shumë të konsiderueshme parash.

NJOFTIMI I PLOTË:

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, si dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. G., 36 vjeç, banues në Kosovë, pasi kallëzon shtetasja N. M., 32 vjeçe, banuese në lagjen nr. 1, Durrës, se me anë të mashtrimit, 36-vjeçari i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu