39-vjeçari kapet me kokainë në hotel në Gjirokastër

0

Një 39-vjeçar me iniciale V.B banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër është proceduar penalisht pasi është kapur me kokainë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një hoteli ku qëndronte 39-vjeçari, është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e llojit kokainë dhe një shkop metalik.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e seksionit për Hetimin e Naroktikëve referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin V. B., 39 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një hoteli ku ky shtetas qëndronte, u gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një shkop(shufër) metalik(dyshohet si armë e ftohtë), të cilat i posedonte shtetasi V. B..


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu